Arsyet pse burrat i lyejnë gjithnjë e më shumë thonjtë në ditët e sotme

schedule13:55 - 29 Korrik, 2020

schedule 13:55 - 29 Korrik, 2020

Lyerja e thonjve nuk është vetëm një prirje popullore e modës, por një traditë e vjetër që ka një histori të gjatë. Besohet se ky zakon është aplikuar së pari nga burrat, kur luftëtarët e Babilonisë së lashtë pikturonin thonjtë e tyre para se të luftonin.

Në botën moderne, lyerja e thonjve konsiderohet si një zakon femëror, por shumë meshkuj të famshëm  si Marc Jacobs, Adam Lambert, Johnny Depp, Seal, Wiz Khalifa, Snoop Dogg, dhe Harry Styles e kanë sfiduar këtë pikëpamje. Bright Side ka renditur arsyet më të rëndësishme që i motivojnë burrat t’i lyejnë thonjtë, shkruan abcnews.al.

Ata e bëjnë atë për të rritur ndërgjegjësimin për një kauzë të rëndësishme.

Why More and More Men Have Started Painting Their Nails Nowadays

Kur Caitlyn Jenner pranoi se ishte transgjinore në 2015, hashtagu #PaintYourNailsForBruce (Bruce është emri i mëparshëm i Caitlyn) u përhap masivisht në rrjete sociale dhe shumë burra treguan mbështetjen e tyre për të duke lyer thonjtë. Në vitin 2016, aktori Chris Hemsworth ndau një fotografi me thonj të lyer në Instagram, si pjesë e fushatës “The Polished Man” që synonte dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve.

Ata e bëjnë atë për të thyer stereotipet.

Një burrë mund t’i lyejë thonjtë e tij nëse dëshiron të mbajë një qëndrim të caktuar. Kur pikëpamjet dhe idetë e tij për bukurinë janë të ndryshme, ai ka një shans ta ngrejë zërin. Thonjtë e një njeriu mund të përcjellin një mesazh të fuqishëm, duke u thënë njerëzve që mendojnë ndryshe nga të tjerët.

Ata e bëjnë atë për të shprehur vetveten.

Nëse një njeri është kreativ, ai gjithmonë kërkon mënyra të reja dhe të papritura për të shprehur personalitetin e tij. Tradicionalisht, aksesorët, look-u dhe rrobat i kanë shërbyer këtij qëllimi, por thonjtë e lyer gjithashtu mund të flasin shumë për pamjen e një njeriu dhe të tregojnë shumë për “ngjyrat e tij të vërteta”. Ka mjaft stile manikyrësh që do të përputhen me çdo veshje dhe personalitet.

I lyejnë për shkak të fëmijëve të tyre.

 

Why More and More Men Have Started Painting Their Nails Nowadays

Shpesh fëmijët e vegjël lodhen duke luajtur me kukulla, dhe kanë për përvoja të tjera emocionuese. Nëse një burrë është një baba i dashur, me siguri do të bëhet një model për eksperimentet e vajzës së tij. Është një mënyrë unike dhe e adhurueshme për t’u lidhur me më shumë me fëmijën. /abcnews.al/