Arsyeja shkencore pse vajzat tërhiqen drejt “djemve të këqij”

schedule15:26 - 25 Korrik, 2022

schedule 15:26 - 25 Korrik, 2022

Vetëbesimi, karakteri apo pamja shpërthyese, adrenalina. Mjaftojnë vetëm disa nga karakteristikat themelore të një “djali i keq” për t’i bërë zemrat tona të rrëshqasin nga jo-të e këshillave të mendjes.

Po kush mori zemër dhe doli i lumtur nga kjo betejë?

4 karakteristikat e “djemve të këqij” që i bëjnë ata jashtëzakonisht simpatikë

Gratë e quajnë një sfidë, sepse ne hyjmë në procesin e njohjes së një bote të re, të ndryshme nga e jona, dhe e vendosim veten menjëherë në një pozicion për të luftuar për ta sjellë atë në rrugën e duhur.

Burrat, nga ana tjetër, e pagëzojnë atë me mendjelehtësi dhe eksitim të përkohshëm. Sido që të jetë, është shkenca ajo që vjen edhe një herë të japë përgjigjen me një aluzion që me siguri askush nuk e kishte menduar.

Sipas saj, sindroma e shpëtimtarit aktivizohet tek një grua sapo i afrohet dhe më pas bie në dashuri me të. Nën një sens të fshehtë të instinktit të nënës, ata tërhiqen nga personalitete që përballen me probleme, si rrjedhojë e gjejnë rolin e tyre duke ndjerë një nevojë të fortë për t’u kujdesur për “fëmijën e keq” dhe për ta mbrojtur atë, qoftë edhe nga vetja.

Në fakt, nuk janë të pakta rastet që këto dashuri i mbeten në kujtesën një femre si ndjesia më e fortë që ka përjetuar, pasi lidhja me to intensifikohet përmes këtyre situatave.

Në fund të fundit, shpirti i njeriut është një humnerë./abcnews.al