Arsyeja e vërtetë pse legjenda Pele nuk iu bashkua Interit

schedule12:53 - 30 Dhjetor, 2022

schedule 12:53 - 30 Dhjetor, 2022

Legjenda braziliane Pele ishte afër t’i bashkohej Interit në vitin 1958, por nuk ndihej gati të largohej nga Brazili.

Ish-sulmuesi i Santos, një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, vdiq më 29 dhjetor 2022, në moshën 82-vjeçare. Bashkëkombësi i tij Ronaldo shkroi një letër emocionuese të publikuar nga “Gazzetta dello Sport” të premten, duke zbuluar ndër të tjera se Interi erdhi afër nënshkrimit të tij në fund të viteve 50-të.

“Pele më tregoi se kur kishte luajtur në San Siro me Santos dhe Angelo Moratti e kishte thirrur të kalonte tek Interi, por ai nuk donte të largohej nga Brazili. Massimo Moratti, presidenti im, më thiri për ta përshëndetur dhe më konfirmoi gjithçka”, tha fenomeni Ronaldo.

Pati raportime se Santos nuk donte ta shiste Pelen, por duket se ka qenë ish-sulmuesi brazilian ai që nuk ka dashur të largohet nga klubi i tij. Angelo Moratti, babai i Massimo, drejtoi Interin nga viti 1955 deri në vitin 1968, ndërsa Massimo e bleu përsëri klubin në 1995 duke mbajtur shumicën e aksioneve në klub deri në qershor 2016.

Pele nuk luajti kurrë për një skuadër evropiane, por u takua me klubet e Serie A disa herë në karrierën e tij si dhe Italinë të cilën ai e mundi në finalen e Kupës së Botës 1970, duke shënuar një gol në fitoren 4-1./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!