Arsyeja e fortë pse duhet të zgjoheni herët në mëngjes

schedule00:33 - 15 Shtator, 2022

schedule 00:33 - 15 Shtator, 2022

Sipas një studimi të JAMA të publikuar në New York Times, ata që zgjohen herët në mëngjes kanë më pak gjasa të zhvillojnë një çrregullim depresiv.

Studiuesit vlerësuan gjumin dhe zgjimin e 800,000 njerëzve. Gjysma e tyre e kishin zakon të zgjoheshin shumë herët, ndërsa pjesa tjetër e donin pak më shumë komoditetin e shtratit. Duke analizuar të dhënat, ata zbuluan se ata që zgjoheshin herët kishin 23% më pak gjasa për të zhvilluar depresion.

Deri më tani, shkencëtarët kishin vetëm të dhëna empirike që lidhnin zakonet e gjumit me depresionin. Për shembull, njerëzit e vonë të natës priren të pinë, pinë duhan më shumë dhe të kalojnë shumë kohë para një ekrani, ndërsa tipat e mëngjesit kosnumojnë më shumë në ushqimin e shëndetshëm dhe bëjnë stërvitje. Në të njëjtën kohë, është vërejtur se ata që zgjohen herët në mëngjes jetojnë më gjatë.

Studiuesit nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë pikën e saktë që ofron mbrojtjen më të mirë kundër depresionit, por ata ofrojnë udhëzime bazë. Sa më afër lindjes së diellit, aq më mirë. Në të njëjtën kohë, ata na bëjnë thirrje që të përpiqemi të flemë plot tetë orë para zgjimit, por jo ta tejkalojmë atë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!