Me dëshirën për t`u bërë mekanik, ky i ri nga Elbasani është duke marrë njohuri në qendrën e formimit profesional të qytetit.
Kjo qendër ofron mbi 60 kurse për gjuhët e huaja, dizajn, kuzhinë, parkueri, rrobaqepsi e deri te kurset qe lidhen me sektorin e turizmit.
Te interesuarit jane kryesisht te rinj te cilet kane zgjedhur të marrin një zanat me synimin per t`u integruar me shpejt ne tegun e punes.
Më shumë kërkesa ka në kursin e kuzhinës.
Estetika dhe parukeria po ashtu kane terhequr nje numër të lartë vajzash.
Të rejat qe po ndjekin kursin thonë se në përfundim të tij kanë dëshirë të hapin biznesin e tyre.
Djemtë kanë shprehur interes për zanatet qe janë pranë natyrës së tyre, berber apo elektricist.
Teksa disa zgjedhin të largohen këta të rinj thonë se do ta ushtrojnë profesionin në vendin e tyre.
Nga janari deri ne këtë fundgushti në këtë qëndër të formimit professional janë regjistruar dhe kanë marrë certifikatë rreth 900 persona.
Për çdo kurs ka një kabinet të caktuar, ku të rinjtë jo vetëm marrin njohuritë por edhe i praktikojnë.
Për tu regjistruar në qendrën e formimit professional nevojitet një aplikimin në portalin e-albania.
Për të papunët kurset që zgjasin 3-4 muaj ofrohen falas ndërsa të tjerët duhet të bëjnë një pagesë simbolike që shkon deri në 4 mijë lekë.