Skuadra e Arsenalit nuk ka zhgënjyer në transfertën ndaj Bournemouth. Londinezët fituan me shifrat e ngushta 2-1 falë golit të Aubameyang. Me këtë fitore topçinjtë ngjitën në vendin e 5 nën klasifikimin e kampionatit anglez.
Skuadra e Arsenal bën detyrën. Pas humbjes së chelseat, topçinjtë ishin të detyruar të fitonin për të ngushtuar diferencën me rivalët londinezë dhe kështu ndodhi. Skuadra e tekniku Emery fitoi me shifrat e ngushta 2-1 përballë Bournmeth. Sfida ishte e balancuar me skaudrat që e sulmuan vazhdimisht njëra-tjetrën. Arsenal jep sinjalet e para në minutën e 8 me anë të Lucas, goditja e të cilit ndalet nga shtylla. Goli erdhi në minutën e 30 ky mesfushori i vendasve shënoi autogol dhe Arsenal kalon në avantazh.
Kur skuadrat po u drejtonin dhomave të zhveshjes, mendon King që vendos baraspeshen falë një goli magjik. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Fraksioni i dytë i lojës foli më shumë për arsenalin, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 67 falë sulmuesit Aubameyang. Ish lojtari i Borussia Dortmund i shpëtoi mbulimui të mbrojtjes së vendasve duke arritur të shënojë lehtësisht duke i vendosur kapakun sfidës. Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim rezultati dhe Arsernal ngjitet në vendin e 5 në kuotën e 27 pikëve, 1 më pak se Chelsea i vendit të katërt./abcnews.al