Arsenali merr “jo”-në e parë, dy janë kandidaturat

schedule15:09 - 29 Nëntor, 2019

schedule 15:09 - 29 Nëntor, 2019

Arsenali është hedhur në kërkim të një trajneri, pas shkarkimit të Unai Emery. Momentalisht në krye të ekipit do të jetë Freddie Ljunberg, i cili da ta drejtojë përkohësisht skuadrën londineze. Tashmë po qarkullojnë disa emra për ta pasuar Emery tek Arsenali.

Një prej tyre ishte Massimiliano Allegri, ish-trajneri i Juventusit. Pasi ka refuzuar të drejtojë Tottenham, italiani ka menduar që të njëjtën përgjigje t’ japë edhe “Topçinjve”. Allegri e ka ngulitur në kokën e tij, që do të pushojë deri në verë dhe më pas të marrë drejtimin e një ekipi.

Arsenali po shikon disa alternativa dhe momentalisht dy janë emrat që shikohen si kandidatë për drejtimin e skuadrës së Premier League. Me Nuno Espírito Santo, i cili aktualisht është në krye të Wolverhampton, thuhet se kanë nisur bisedimet. Atlernativa tjetër është Eddi Hoëe, tekniku i Bournemouth. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!