Arsenali thuhet se është një hap larg blerjes së Joao Cancelo, duke i dhënë “vetëm” 40 milionë euro Manchester City.
Bayern Munich ka vendosur të mos aktivizojë opsionin për të rinovuar me Joao Cancelo, i cili ishte i huazuar nga Manchester City.
Cancelo e gjeti veten papritmas jashtë planeve të Pep Guardiolës pas Kupës së Botës dhe u largua nga Manchester City pas 3.5 vitesh duke bërë 154 paraqitje dhe nëntë gola.
Në fakt, menaxheri i asit 29-vjeçar, Jorge Mendes, tashmë ka përfunduar kontaktet me Arsenalin dhe shpallja e marrëveshjes është çështje ditësh. /G.D abcnews.al/