Arsenali ka harruar fitoren. Në javën e 32 të Premier League, Topcinjtë u ndalën në një barazim 3-3 në shtëpi nga Southampton.
Ky ishte barazimi i 3 radhazi për ekipin e Artetas që tani rrezikon kreun ku Man City ka dy ndeshje më pak.
Sa i përket ndeshjes, miqtë shënuan që në minutën e parë me Carlos Jonas Alcaraz pas një gabimi trashanik të portierit Ramsdale.
Pas 14 minutash u vështirësua edhe më shumë ndeshja për Arsenalin, kur The Walcott shënoi për 2-0.
Vendasit u kthyen në lojë në minutën e 20-të, kur Gabriel Martinelli shënoi për 2-1 pas asistimit të Bukayo Saka.
Kur pritej që Arsenali të kthehej në lojë, në skenë doli Duje Caleta-Car që shënoi me kokë për 3-1.
Topçinjtë vazhduan me sulme për të tentuar të hapnin ndeshjen dhe këtë e bën në minutën e 88-të me kapitenin Martin Odegaard që shënoi për 3-2.
Pas dy minutash stadiumi Emirates ishte në festë, pasi Bukayo Saka barazoi për 3-3.
Tetë minuta shtesë nuk ishin të mjaftueshme për Arsenalin të shënonte golin e fitores dhe iu desh të pajtohej me barazim. SHIKO GOLAT /G.D abcnews.al/