Arsenali i prish punë Napolit, ofron më shumë për pasuesin e Koulibaly

schedule15:57 - 16 Gusht, 2020

schedule 15:57 - 16 Gusht, 2020

Napoli dhe Arsenali po duelojnë për të marrë shërbimet e mbrojtësit Gabriel Magalhaes. Italianët shiheshin si favoritë, madje kishin arritur edhe një marrëveshje me Lille. Oferta e De Laurentiis ishte 22 milion euro plus bonuse.

Largimi i Kalidou Koulibaly do të linte një boshllëk të madh te Napoli dhe 22-vjeçari Gabriel mendohet si pasuesi i senegalezit. Gjithsesi tani në garë janë futur edhe “Topçinjtë”.

Madje oferta e tyre është më e lartë se ajo që ka bërë Napoli. Gjithçka nis në bazën e 25 milion euroove, ndërkohë që edhe 3 milion të tjera Lille mund t’i marrë në formë bonusesh në vazhdim. /abcnews.al