Arsenali i armëve të sekuestruara nga RENEA në Tiranë, burg për 9 të arrestuarit

schedule14:11 - 4 Prill, 2021

schedule 14:11 - 4 Prill, 2021

Gjykata e Posaçme ka vendosur arrest me burg për nëntë të arrestuarit në lidhje me kapjen e armatimit dhe municioneve pak ditë më parë në Tiranë. Mësohet se për Klodian Kullën është caktuar burg për 45 ditë kurse për të tjerët është vendosur burg pa afat.

Lexo edhe: I kapën dylbi snajperi dhe makinën e atentatorëve, i shpalluri në kërkim nga policia, vëllai i ish-kreut të minibashkisë në Tiranë

Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca për caktimin e masës për personat e arrestuar më 1 prill, me finalizimin e operacionit të koduar “Kompleks”. Para gjykatës dolën sot Blendi Deda, Flor Abazi, Paris Prenga, Petrit Shera, Algert Hysa, Bujar Jaupi, Festim Mustafa, Arben Sufa dhe Klodian Kulla.

Kujtojmë se RENEA bastisi gjatë orëve të para të 1 prillit disa banesa në Tiranë duke sekuestruar një sasi të madhe armatimi. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 5 persona dhe u shoqëruan 20 të tjerë, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim. Krahas armatimit, policia ka sekuestruar edhe 7 makina, 2 prej të cilave janë të blinduara. Operacioni sipas policisë u krye në 18 baza ku mbahej armatimi në fjalë.

Tashmë, arsenali i armëve është dërguar pranë laboratorit të kriminalistikës për të zbuluar nëse në ato ka ose jo shenja gishtash të fiksuara që mund të çojë në arrestimin e personave të tjerë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!