Arsenali -1 nga Chelsea, West Ham “shfryn” nervat e Europës ndaj Norwich, Everton siguron fitoren

schedule16:54 - 8 Maj, 2022

schedule 16:54 - 8 Maj, 2022

Në Premier League janë zhvillua disa nga ndeshjet e javës së 35-të, ku Arsenali, West Ham dhe everton kanë arritur të sigurojnë fitore.

Në takimin mes Arsenal dhe Leeds, të besuarit e Mikel Artetës fituan me shifrta 2-1, teksa skuadra mike mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Ayling që në minutën e 27-të.

“Topçinjtë” shënuan dy gola të shpejtë që në fillimin e takimit, teksa Nketiah shënoi dopietë brenda 5 minutave, 5’ dhe 10’. Skuadra e Leeds edhe pse luajti pjesën më të madhe të takimit me një lojtarë më pak, gjeti rrugën e rrjetës në minutë  e 66-të me Llorente.

Në përballjen mes Leicester City dhe Everton, skuadra mike arriti të rrëmbente 3 pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi të besuarit e Frank Lampard arritën të fitonin me shifrat 2-1.

Golin e avantazhit për Everton e shënoi Mykolenko 6’, teksa në minutën e 11-të u barazuan shifrat, pasi Daka vendosi baraspeshën. Për t’i dhënë sërish avantazhin të besuarve të Lampard shënoi Holgate në minutën e 30-të, teksa do të ishte edhe goli i një fitoreje të madhe për skuadrën e tij, në garën për mbijetesë.

Me këtë fitore Everton shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e 16-të, vetëm 1 pikë më shumë se Leeds që u mposht nga Arsenali.

West Ham “shfryu” nervat e eliminimit nga Europa League te skuadra e Milot Rashicës, pasi “hammers” fituan me poker ndaj Norwich.

3 gola arriti të shënonte West Ham në pjesën e parë ku rrugën e rrjetës e gjetën Benrahma 12’ dhe 45+,  Antonio 30’, ndërsa për të vulosur fitroren 4-0 mendoi Lanzini në minutën e 65-të. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!