Arsenal është duke u shfryrë në pjesën më vendimtare të këtij sezoni në Premier League. Duke parë se ku çalojnë, drejtuesit e klubit po mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm, duke filluar punën për merkaton e verës.
Sipas informacioneve të publikuara nga “Daily Mail”, “Gunners” janë plotësisht të sigurt në aspiratat e tyre për të transferuar Declan rice. Mesfushori anglez është kthyer një nga shtyllat e West Ham, ndërsa operacioni i këtij transferimi mund të kushtojë 100 milionë euro.
Arsenal është vënë në gjurmët edhe të Mason Mount i cili ende nuk e ka përjashtuar mundësinë e rinovimit të tij me Chelsea. Për sa i përket hipotetike për Arsenalin, as ajo nuk duket tamam e përballueshme financiarisht. Përveç faktit monetar, do u duhet të përballojë edhe konkurrencën e Liverpool dhe të Manchester City.
Për të kryer të dyja nënshkrimet e shtrenjta, drejtuesit e Arsenal do të duhet të shesin Balogu, Granit Xhaka dhe Kieran Tierney./ h.ll/abcnews.al