Arsenal triumfon në derbin e Londrës veriore dhe sulmon kreun e renditjes në Premier Ligë. “Topçinjtë” mundën me përmbysje 2-1 Totenhem, duke ngushtuar diferencën me kryesuesit e Liverpul.
Një sfidë e madhe dhe emocinuese ajo në “Emirates Stadium”, ku në fillim festa ishte për miqtë. Totenhem gjeti epërsinë në minutën e 25-të, falë golit të shënuar nga kapiteni Son.
Por reagimi i të zotëve të shtëpisë ishte i fortë dhe i vendosur, duke sjellë përmbysjen e shifrave përpara pushimit. Për këtë Arsenal kishte edhe ndihmën e Solanke. Autogoli I sulmuesit barazoi rezultatin në minutën e 40-të.
Në limitet e pjesës së parë, Leandro Trosard gjeti sërish rrugën e rrjetës për të spostuar të gjithë festën te vendasit. Ritmi i lartë shoqëroi edhe pjesën e dytë. Shumë raste në të dyja portat, por finalizimi mungoi, ndërsa rezultati mbeti I pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit.
Kështu, Arsenal kthehet te suksesi në Premier Ligë, duke marrë një fitore të rëndësishme që ndez sërish shpresat në garën për titullin kampion. “Topçinjtë” përfituan edhe nga ndalesa e Liverpul për në ngushtuar në katër pikë diferencën me kryesuesit e tabelës së renditjes./abcnews.al