Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal “rrezikon” titullin / Barazimi i dytë radhazi për “Topçinjtë”, 2-2 në fushën e Wolves

schedule12:36 - 19 Shkurt, 2026

schedule 12:36 - 19 Shkurt, 2026

Shpresat e tifozëve të Arsenal se në këtë sezon do t’I jepnin fund prirtjes së gjatë prej më shumë se dy dekadash për titullin kampion në Premier League kanë marrë një tjetër goditje të rëndë.

“Topçinjtë” e Londrës u ndalën sërish në kampionatin anglez, duke barazuar 2-2 në transfertën kundër Wolverhampton.

Ky ishte barazimi i dytë radhazi për skuadrën e Mikel Arteta dhe një tjetër dhuratë për rivalët e Manchester City në garën për trofeun.



Arsenal mbylli pjesën e parë në epërsi falë golit të shpejtë të Bukajo Saka që në minutën e pestë.

Pas pushimit, miqtë londinezë dyfishuan diferencën. Hinkapie dërgoi topin në rrjetë, duke dhënë përshtypjen se fitorja ishte tashmë e arshivuar.

Por ky besim i Arsenal dhe tifozëve të tij nisi të sfumohej, kur vendasit u kthyen shpejt në lojë, duke ngushtuar diferencën me Bueno në minutën e 61-të.

Por goditja fatale për “Topçinjtë” do të vinte në minutën e katërt shtesë. Wolverhampton shënoi golin e dytë me Edozi, duke vulosur barazimin në këtë ndeshje.

Një tjetër frenim për Arsenal, që ka humbur terren ndaj rivalëve të City në garën për titullin kampion në Premier League, pasi diferenca tani është vetëm pesë pikë, ndërsa skuadra e Guardiolës ka një ndeshje më pak.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!