Arsenal rikthehet me fitore në Champions League, por një risi për londinezët me emrin e stadiumit

schedule08:38 - 21 Shtator, 2023

schedule 08:38 - 21 Shtator, 2023

Pas gjashtë vitesh lojtarët e Arsenalit luajtën në Champions League dhe kjo do të thotë se për këtë garë stadiumi i tyre ka ndryshuar emrin.

Hera e fundit që Arsenali luajti në Champions League  ishte në vitin 2017. Të mërkurën mbrëma ndryshoi edhe ajo traditë, pasi “Topçinjtë” përfunduan në vendin e dytë në Premier League në sezonin e fundit, dhe kështu fituan kualifikimin në këtë turne.

Ndeshja e parë në këtë garë elitare të futbollit të klubeve ishte kundër PSV Eindhoven e cila u fitua me lehtësi me rezultatin të thellë 4-0.

Kjo ndeshja u zhvillua në stadiumin “Emirates”. Megjithatë, ai stadium nuk do të quhet kështu për shkak të rregullave të qarta të UEFA-s.

Stadiumet në Champions League nuk mund të mbajnë emrin e një sponsori dhe duke qenë se “Emirates” është sponsori kryesor i Arsenalit, klubi londinez është dashur të regjistrojnë një emër tjetër për këtë stadium.

“Topçinjtë” nuk u menduan shumë dhe regjistruan emrin “Arsenal Stadium” për ndeshjet si vendas në Champions League./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!