Pas përfundimit të një sezoni fantastik, “topçinjtë” e Arsenal i kanë mëse të qartë repartet se ku duhet të përmirësojnë skuadrën e tyre për sezonin e ardhshem, teksa janë besimplotë që do të nënshkruajnë gjatë merkatos së verës me “fantazistin” Kai Havertz dhe mesfushorin e talentuar, Declan Rice.
Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur gjerman i futbollit, Florian Plettenberg, tekniku Mikel Arteta është këmbëngulës për nënshkrimin fillimisht të Havertz e më pas të Declan Rice, me negociatat me të 2 lojtarët që janë në fazë të avancuar.
Ndërkaq, më herë u raportua se Arsenal do të ofronte mbi 100 milionë paund për Rice, ndërsa për Havertz “topçinjtë” nuk priten të paguajë 75 milionë paund të kërkuara, por Chelsea është gati të jetë fleksibël në negociata. /i.m /abcnews.al