Ditët e fundit është raportuar se agjenti i Jorginho ka udhëtuar në Arabinë Saudite për të diskutar me klubet e vëndit të pasur, por nga Anglia duken mjaft të bindur se e ardhmja e mesfushorit 32-vjeçar mund të jetë ende në Londër, me fanellën e Arsenalit.
“Topçinjtë” janë gati të nisin zyrtarisht negociatat për rinovimin e kontratës së tij, marrëveshja aktuale e së cilit është e vlefshme deri më 30 qershor.
Sipas informacioneve që qarkullojnë, propozimi i Arsenal pritet të jetë deri në 30 qershor 2025, por edhe me opsion për vitin 2026./h.ll/abcnews.al