Arsenal arriti të transferonte këtë merkato mbrojtësin e Lille, Gabriel Magalhaes. Përveçse aftësive të tij në fushën e lojës, braziliani i ka shtuar një fanse më shumë klubit.
Bëhet fjalë për të dashurën e tij, Gabrielle Figueiredo. Bukuroshja rrëmbeu menjëherë zemrat e tifozëve të “Gunners”, pasi postoi disa foto me fanellën e Arsenalit pas transferimit të Gabriel.
23-vjeçarja ka shijuar bukuritë e Londrës dhe nuk ka nguruar të postojë disa foto në “Instagram”. Modelja ndiqet nga 92,000 persona, por ndjekësit e saj po rriten shumë shpejt. Lojtari i Arsenalit është thjesht me fat. /abcnews.al