Arsenal e nis nga spastrimet, katër lojtarë me “valixhe në duar”

schedule14:33 - 8 Qershor, 2024

schedule 14:33 - 8 Qershor, 2024

Klubi anglez i Arsenal thuhet se është duke përgatitur të bëjë disa shitje gjatë verës, teksa po kërkon të mbledhë fonde për transferimet e ardhshme.

Nënkampionët e Premier League duan të rrisin skuadrën e trajnerit Mikel Arteta, ku objektiv mbetet fitimi i titullit kampion anglez. Ndërsa shohin interesimin për transferimin e një mesfushori të ri dhe një sulmuesi të klasit të lartë, disa lojtarë më pak të rëndësishëm mund të largohen.

Sipas mediumit “The Mirror”, yje si Aaron Ramsdale, Eddie Nketiah, Emile Smith Rowe dhe Reiss Nelson mund të largohen të gjithë së bashku.

Çështja e Arsenalit është se shitja e të gjithë atyre lojtarëve mund të bëjë që ata të shkelin rregullat e UEFA-s dhe Premier League.

Duke pasur parasysh shpenzimet e nënshkrimit të ndonjë lojtari anglez, “Topçinjtë” mund të zgjedhin të mbajnë një ose dy nga yjet e lartpërmendur./ h.ll/abcnews.al