Merkatoja e janarit duket se do të jetë e zhurmshme për Arsenalin, pasi priten lëvizje në klubin anglez. Drejtuesit kanë piketuar fantazistin e Borussia Dortmund, Julian Brandt, si një nga objektivat e tyre dhe nuk duhet të habitemi nëse ky transferim bëhet realitet.
Mesfushori gjerman nuk është edhe aq i lumtur tek verdhezinjtë, pasi nuk është një titullar fiks. Një kalim në Premier League mund ta tundojë lojtarin, i cili është në kontratë me gjermanët deri në qershor të vitit 2024 dhe kartoni i tij vlerësohet deri në 35 milionë euro.
Por, fillimisht londinezët duhet të lirohen nga paga e lartë e Mesut Ozil, i cilli vazhdon të jetë jashtë ekipit. Në rast se turko-gjermani lirohet, atëherë transferimi i Brandt tek Arsenali bëhet edhe më i lehtë. /abcnews.al