ARRSH: Sot u vlerësuan 18 objekte të tjera tek Unaza e re

schedule16:12 - 27 Nëntor, 2018

schedule 16:12 - 27 Nëntor, 2018

Grupet e punës ngritur nga ARRSH kanë zbritur në terren edhe këtë të martë ku kanë mbyllur procesin e vlerësimit në 18 objekte të tjera. Ndërkohë ALUIZN-i ka skualifikuar nga procesi i legalizimit 107 ndërtesa. 

18 ndërtesa të tjera që i prek zgjerimi i rrugës nga pallati me shigjeta deri tek Sheshi Shqiponja kanë përfunduar së vlerësuari.

Këtë e bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili sqaron gjithashtu se pronarët e këtyre objekteve kanë depozituar dosjet pranë këtij institucioni dhe kanë kërkuar t’i nënshtrohen procesit të shpronësimit.

Në total sipas ARRSH janë vlerësuar 58% e objekteve për të cilat deri tani janë dorëzuar dokumentat.

Ndërkohë ALUIZN-i ka publikuar listën e subjekteve që skualifikohen nga procesi i legalizimit, për shkak të zbatimit të projektit të Unazës së Madhe.

Bëhet fjalë për 107 ndërtesa, emrat e pronarëve të të cilave Agjencia e Legalizimeve i ka publikuar në faqen zyrtare të saj.

Ndërkohë që përmes postës vendimin ja ka përcjellë zyrtarisht secilit subjekt.

ALUIZNI iu ka bërë thirrje banorëve të cilët gjejnë veten brenda kësaj liste të aplikojnë pranë Bashkisë së Tiranës për të përfituar bonus qiraje apo strehim social. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!