Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se Këshilli Teknik ka miratuar gjurmën e autostradës Adriatiko-Joniane, që i hap rrugë projektit përfundimtar të Korridorit të Kaltër.
Sipas ARRSH, studimi i bërë në varësi të kësaj gjurme, bëhet vetëm për segmentin rrugor Mali i Zi-Shqipëri.
Autostrada ‘Adriatio-Joniane’ në planin e saj fillestar, nisej nga Trieste dhe përfundonte në Kallamata, në Greqi. Kjo autostradë së pari do të shërbejë si lidhje midis Korridoreve Europiane dhe Ballkanit Perëndimor, me kryeqytetet dhe portet kryesore. Gjatësia e përgjithshme e vlerësuar e korridorit është përafërsisht 1,550 km. /abcnews.al