ARRSH: Kush janë akset më problematike

schedule21:00 - 10 Janar, 2019

schedule 21:00 - 10 Janar, 2019

Kushtet atmosferike gjatë së enjtes kanë sjellë përkeqësimin e situatës së qarkullimit të mjeteve dhe qytetarëve në disa zona të vendit. Më problematike situata paraqitet në qarkun e Dibrës, të Kukësit dhe atë të Korçës. Edhe në qarkun e Shkodrës ka patur gjatë së enjtes reshje bore me intensitet të lartë. Trashësia mesatarisht ka arritur 30-70 centimetra, ndaj shumë prej akseve qarkullohen kryesisht me zinxhirë. Ndërkohë në qarkun e Kukësit ka patur rënie ortekësh, në dy vende, gjë që ka sjellë bllokimin e aksit Bajram-Curri-Valbonë dhe Qafë Mali-Fierze.

Në Peshkopi sipas ARRSH-së në të gjithë akset e Peshkopisë qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në Korçë qarkullimi kryhet me zinxhirë në rrugën e Dardhës, në Volare-Erind-Çajup dhe në segmentin fundor të rrugës Berat-Gllavë. Aksi kryesor Qafë Thanë-Pogradec-Korçë-Kapshticë qarkullohet pa zinxhirë. Aksi Librazhd-Stebleve është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë, ndërsa rruga e Qafë Krrabës sipas ARRSH-së qarkullohet pa probleme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!