ARRSH jep informacion për gjendjen e rrugëve ja ku rekomandohet lëvizja me zinxhirë

schedule14:08 - 14 Shkurt, 2021

schedule 14:08 - 14 Shkurt, 2021

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin prej ditës së djeshme. Duke shpërndarë një njoftim për media, ARRSH specifikon edhe rrugët ku lëvizja rekomandohet me zinxhirë.

Ai njofton se kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. ARRSH i bën apel Të gjithë drejtuesve të mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore

“Reshjet e borës kanë pushuar, por temperaturat janë shumë të ulëta, të cilat kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në zona të vecanta pavarësisht kriposjes.

RAJONI VERIOR

Rekomandohem me zinxhirë:

  • Bicaj -Bushtrice ●K.Domaj -Draje Rec ●Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë)●Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë) ●Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë)●Qafë Mali-Fierzë

Rruget ku po punohet për pastrimin e rrugës:

Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë

Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.

RAJONI QENDROR

Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:

-Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.

Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.

RAJONI JUGOR

Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.

Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.

Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Të gjithë drejtusit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!