Gjithçka është zyrtare. Skuadra e Tottenham ka shkarkuar trajnerin Mauricio Pochettino, për shkak të një nisje sezoni shumë të dobët. Sezonin e shkuar, argjentinasi i çoi “Gjelat” deri në finalen e Champions League, të cilën e humbën me rezultatin 2-0 kundër skuadrës së Liverpool.
Pochettino e ka drejtuar Tottenham për pesë sezone të plota dhe në gusht, nisi sezonin e gjashtë në krye të skuadrës londineze. Lajmin për shkarkimin e trajnerit e ka konfirmuar vetë klubi i Tottenham, duke e bërë zyrtar largimin e strategut argjentinas./abcnews.al
Club statement
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 19, 2019