Arrihet marrëveshja | Të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali do të transferohen në Shqipëri

schedule19:05 - 31 Tetor, 2019

schedule 19:05 - 31 Tetor, 2019

Të burgosurit shqiptarë që vuajnë dënimin në Itali do të transferohen në Shqipëri.

Kjo është marrëveshja e arritur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut italian Giuseppe Conte.

Vendimi është bërë i ditur nga Conte gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin Rama.

“Kemi kryer një studim për bashkëpunimin tashmë intensiv në gjyqësor dhe polici. Unë përsëris angazhimin e Italisë për forcimin e këtij bashkëpunimi, me vëmendje të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe jam i kënaqur që mund të njoftoj se është arritur një marrëveshje edhe në sektorin e rëndësishëm të transferimit të të burgosurve shqiptarë, tashmë një transferim i parë do të realizohet së shpejti,” deklaroi Giuseppe Conte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!