Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Medlir Mema u shpreh se Putin i leverdis vazhdimësia e konfliktit por nuk dëshiron të ashpërsoj tonet me administratën Trump. Sipas tij, ky është një hap që krijon besim midis palëve dhe se në vijim negociatat do të jenë më të vështira.
“Janë tema që preken dhe priten të ndodhen, nuk është hera e parë e ndërrimit të të burgosurve. Fillojmë me këtë hap për të vijuar me shkëmbim terriotoresh, krijohen hapa të vegjël për të krijuar besim te pala tjetër. Putin i leverdis vazhdimësia e konfliktit, por nuk do të ashpërsoj tonet me administratën Trump. Po i jep atij diçka dhe në vijim negociatat do të jenë më të vështira.
Është akoma herët për paqe, në Gaza kemi pasur dy tentativa e fundit në janar dhe dje ai armëpushim mbaroi. Në Gaza janë tre faza. Është më e vështirë për të monitoruar kufijë tokësorë ku forcat mund të përleshen. Kjo është hapi i parë dhe është herët për paqe. Putin ka disa pozicione ekstreme në lidhje me Ukrainën, që jam i bindur që edhe SHBA nuk është i gatshëm t’ja japi.”
/ abcnews.al