Arrihet marrëveshja për “përplasjen e titanëve”, Fury do të ndeshet për titullin kampion ndaj Usyk

schedule14:22 - 12 Mars, 2023

schedule 14:22 - 12 Mars, 2023

Federata Botërore e Boksit (WBA) ka bërë të ditur se marrëveshja në lidhje me sfidën e boksit mes britanikut Tyson Fury dhe ukrainasit Oleksandr Usyk është arritur,  titull për kampionin absolut të botës në boks për peshat e rënda.

Edhe pse Fury tha të premten se Usyk, kampioni i WBA, IBF dhe WBO, duhet të marrë vetëm 30 përqind të fitimeve nga ndeshja, duke rrezikuar kështu zhvillimin e saj, ukrainasi tha në rrjetet sociale se ai ishte dakord me ofertën, por vetëm nëse Fury dhuron një milion paund për Ukrainën.

WBA më pas njoftoi se ishte arritur një marrëveshje dhe se sfida do të zhvillohet më 29 prill në Wembley.

“Presidenti i WBA ka marrë informacion nga ekipet e Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury se është arritur një marrëveshje për një përballje për unifikimin e titullit. Ata po kërkojnë kohë për të punuar në kontratat për të mbyllur marrëveshjen,” tha WBA në një deklaratë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!