Bashkia e Tiranës, Universiteti i Bujqësor dhe Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë kanë arritur marrëveshjen për ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamzë. Universiteti Bujqësor ka rënë dakord që shkolla e integruar “Nënë Tereza” të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia dhe sipas projektit të hartuar prej saj. Bashkia e Tiranës e ka mirëpritur këtë vendim, i cili i hap dritën jeshile ndërtimit të shkollës “Nënë Tereza”.
Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i Senatit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Gentian Mehmeti, shprehet se komuniteti ka nevojë për një shkollë dhe se interesi i lartë publik nuk mund të mohohet, pavarësisht disa kundërshtive ditët e fundit. /abcnews.al