Barcelona ka në përbërjen e saj lojtarë të rinj të cilët shikohen si e ardhmja e katalanasve. Njëri n ga talentet që Xavi Hernandez ka nën urdhrat e tij është edhe lojtari spanjoll Gavi.
Drejtuesit e Barcelonës dhe mesfusdhori i talentuar kanë arritur marrëveshjen për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.
17-vjeçari ka kontratë me blaugranat deri në vitin 2023 dhe një klauzolë modeste 50 milion euro.
Fabrizio Romano ka deklaruar se ka një marrëveshje mes palëve për vazhdimin e kontratës me Gavin për pesë vite të tjera. Vazhdimi i kontratës i Gavit me Barcelonën po konsiderohet si çështje kohe, pasi vet futbollisti është mirë në “Camp Nou” dhe nuk dëshiron largimin.
Gjithashtu do t’i hiqet edhe klauzola e ulët prej 50 milionë eurove dhe pritet që Gavi të ketë një nga klauzolat më të mëdha tek Barça. Gavi këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me Barcelonën, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Barcelona have part of budget ready since October to prepare Gavi’s new contract. Final details of five-year deal to be discussed soon but it’s still considered matter of time to extend his contract in 2022. ??? #FCB
Release clause [€50m] will be removed. Gavi wants to stay. pic.twitter.com/lTxxUuIEsL
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 8, 2022
/f.a/abcnews.al