Klubi i Milanit është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Real Madrid për Brahim Diaz. Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, gjithçka është mbyllur mes palëve dhe tashmë është në dorën e lojtarit nëse dëshiron të transferohet në Milano.
Në formcionin madrilen hapësirat për të në këtë sezon ishin shumë të pakta, ku 21-vjeçari u aktivizua në vetëm gjashtë ndeshje në La Liga. Nëse Diaz pranon të kalojë tek Milani në kontratën e tij do të ketë një klauzolë e cila do ta lejojë atë të rikthehet në Madrid kurdo që ai të ndihet gati.
Spanjolli numëron vetëm 15 ndeshje me fanellën e galaktikëve që nga transferimi i tij në vitin 2019 nga Manchester Cityt. Vendimin për të ardhmen e tij, Diaz pritet që ta marrë në javën e ardhshëm. /abcnews.al