Arrihet marrëveshja me Nice, Galtier së shpejti trajneri i PSG-së

schedule22:38 - 24 Qershor, 2022

schedule 22:38 - 24 Qershor, 2022

Paris Saint-Germain dhe Nice kanë arritur një marrëveshje për Christophe Galtier.

“Le Parisien” njofton se trajneri do të paguhet me një dëmshpërblim prej më pak se 10 milionë euro për t’u liruar nga kontrata me klubin e Bregut Azur.

Ndërkohë, mbeten për t’u përcaktuar kushtet për zgjidhjen e kontratës me Mauricio Pochettino./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!