Në krye të listës së dëshirave të Milan qëndron talenti belg i Bruge. Tashmë dihet se fjalë është për Charles de Ketelaere. Mesfushori 21-vjeçarë shikohet si një lojtarë kyç në formacionin e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm dhe Stefano Pioli kërkon ta ketë nënurdhrat e tij.
Pas disa javësh negociata duket se ka ardhur më në fund edhe marrëveshja totale. Maldini dhe Massara duket se kanë mbyllur blerjen e 21-vjeçarit nga Club Brugge.
Kështu, për Charles De Ketelaere gjithçka duket e mbyllur dhe shumë shpejt do të veshë fanellën kuqezi. Edhe vetë lojtari është duke shtyrë drejtuesit që ta mbyllin sa më parë këtë marrëveshje.
Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini, i cili sapo është kthyer nga Belgjika pas takimit me Bruges, ka dhënë edhe fjalët e para pas takimit.
Si shkoi? Mirë. Ka besim.
Do ta mbyllni? Le të presim.
UFFICIALE: Juventus, ecco Bremer: al Torino 41 milioni di euro + 8 di bonus https://t.co/Z9YOVNpUr9
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) July 20, 2022
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane 35 milionë euro kanë bindur drejtuesit belg që të lënë të lirë lojtarin. /f.a/abcnews.al