Është arritur marrëveshja mes Udineses dhe Atletico Madrid për shërbimet e mbrojtësit argjentinas. Nahuel Molina është një hap larg kalimit në La Liga, sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle.
Marrëveshja mes palëve është arritur, teksa gjithashtu edhe akordi mes lojtarit dhe “Los Colchoneros” është arritur dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizimi.
Molina kërkohej nga Juventusi prej kohësh, por Atletico mposhti konkurrencën e bardhezinjve. Cholo Simeone luajti një rol të rëndësishëm për të bindur lojtarin, i cili pritet të kryej shumë shpejtë vizitat mjekësore e më pas të vihet në dispozicion të teknikut argjentinas. /f.a/abcnews.al