Barcelona ka gjetur Dani Alvesin e ri. Klubi katalanas ka përforcuar krahun e djathtë të mbrojtjes me një brazilian. Globoesporte raporton se kampionët e Spanjës kanë arritur akordin me Coritiba për shërbimet e Yan Couto.
17-vjeçari cilësohet si një talent në vendin e sambës dhe Barcelona ka paguar 5 milion euro për kartonin e tij. Adoleshenti është pjesë e Brazilit U17, aty ku ka zhvilluar 13 ndeshje deri tani. /abcnews.al