Arrihet akordi: Holanda me trajner të ri, pritet vetëm zyrtarizimi

schedule13:26 - 23 Shtator, 2020

schedule 13:26 - 23 Shtator, 2020

Ish-trajneri i Interit, Frank de Boer, do të jetë trajneri i ri i Holandës. Sipas raportimit të “De Telegraaf”, Federata Holandeze e Futbollit ka zgjedhur pikërisht ish-interistin për të zëvendësuar Ronald Koeman, i cili aktualisht drejton Barcelonën.

Federata Holandeze ka gjetur akordin me 50-vjeçarin dhe pritet t’i besojë atij në Europianin e ardhshëm. Në varësi të performancës do të vendoset nëse De Boer do të vazhdojë aventurën dhe në Kupën e Botës 2022, që zhvillohet në Katar.

Trajerni pritet të jetë në stol në sfidën e kthimit kundër Italisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të zhvillohet me 14 tetor në Bergamo. Kujtojmë që sfidën e parë e fituan italianët, me golin e vetëm të shënuar nga Nicolo Barella. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!