“Arrestoni Putinin”, thirrja e Blinken për shtetet që njohin Gjykatën Penale Ndërkombëtare

schedule18:53 - 22 Mars, 2023

schedule 18:53 - 22 Mars, 2023

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se çdo vend evropian që është palë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) duhet të arrestojë presidentin rus, Vladimir Putin nëse ai e viziton.

“Unë mendoj se kushdo që është palë në gjykatë dhe ka detyrime duhet të përmbushë detyrimet e tij,” tha Blinken, shkruan CNN.

Blinken nuk deklaroi nëse autoritetet amerikane do ta dorëzonin presidentin rus në GJPN nëse ai do vizitonte këtë vend, duke vënë në dukje se SHBA nuk e njeh këtë gjykatë.

“Unë nuk mendoj se ai ka ndonjë plan për të udhëtuar së shpejti,” tha Blinken.

Putini ka pasur pak udhëtime jashtë Rusisë vitet e fundit dhe nuk ka udhëtuar në SHBA që nga viti 2015./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!