Arrestohet vrasësi i Mario Majollarit

schedule11:40 - 19 Prill, 2018

schedule 11:40 - 19 Prill, 2018

Policia e Kosovës vuri në pranga dhe u dorëzoi autoriteteve shqiptare 40-vjeçarin Kastriot Gjuzi. Ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 1 jave më parë të Mario Majollarit në zonën e ish-kinostudios në Tiranë.

40-vjeçari Kastriot Gjuzi, i shpallur në kërkim për vrasjen e Mario Majollarit më 10 Prill, u prangos të mërkurën në mbrëmje nga policia e Kosovës.

Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga Policia e Shtetit, duke sqaruar se Kastriot Gjuzi u arrestua duke kaluar ilegalisht kufirin nga Shqipëria për të hyrë në Kosovë.

40-vjeçari tentoi të kalojë në këmbë fare pranë pikës së kalimit kufitar të Vermicës, por u pikas nga rojet e Doganës. Ai u ndalua dhe gjatë kontrollit iu gjet karta e tij e identitetit. Kjo bëri të mundur edhe ndalimin e tij të menjëhershëm.

Gjuzi nuk bëri rezistencë në momentin e prangosjes, ndërsa nuk dihen ende personat që i kishin dhënë garanci për ta pritur përtej kurfirit.

Nga ana tjerër, policia e Kosovës thekson se ka ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme ligjore dhe ua dorëzoi këtë shtetas autoriteteve policore shqiptare.

Mëngjesin e së enjtes, autori i dyshuar i vrasjes së Mario Majollarit, u dërgua në masa të rrepta sigurie drejt drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi që në 11 prill rezulton në kërkim nga policia.

40-vjeçari Gjuzi dyshohet se është autori i dyshuar i ekzekutimit të 28-vjeçarit Majollari pranë banesës së tij në zonën e Kinostudios. I ati i Majollarit 18 vjet më parë ka vrarë vëllanë e Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzi  dhe shokun e tij, Armando Nelaj, krim për të cilin është dënuar me burg të përjetshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!