Arrestohet vëllai i presidentes së Perusë dhe avokati i saj

schedule12:56 - 11 Maj, 2024

schedule 12:56 - 11 Maj, 2024

Autoritetet peruane arrestuan këtë të premte vëllain e Presidentes Dina Boluarte dhe avokatin e saj, një ditë pasi qeveria shpërndau një njësi policore që po ndihmonte prokurorët të hetonin rrethin e ngushtë të kreut të shtetit.

Sipas një urdhër-arresti të parë nga Associated Press, vëllai i madh i Presidentes, Nicanor Boluarte dyshohet se punon për të rekrutuar zyrtarë qeveritarë për të monitoruar konfliktet sociale në zona të largëta në këmbim të parave dhe për të mbledhur nënshkrime për të regjistruar një parti politike.

Arrestimi i Boluarte dhe avokatit Mateo Castañeda rrit presionin ndaj presidentes së Perusë, e cila mori detyrën në dhjetor 2022 për të zëvendësuar Pedro Castillo. Castillo, i cili u hoq nga parlamenti, ndodhet në burg pasi po hetohet për korrupsion dhe rebelim.

Gjyqtari, i cili ka firmosur urdhrin e arrestit për Boluarte dhe Castañeda, ka miratuar kërkesën e prokurorisë që të dy të izolohen në paraburgim për 10 ditë, pa mundësi komunikimi, gjë që është karakteristikë e proceseve që autoritetet i konsiderojnë shumë të rënda.

Prokurorët akuzojnë Castaneda se ka penguar hetimin ndaj 64-vjeçarit Boluarte duke ofruar disa përfitime për anëtarët e një njësie policore që u shpërbë, që ishte e fokusuar në hetimet tatimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!