Arrestohet shqiptari, tentoi të vriste bashkëatdhetarin

schedule09:16 - 15 Qershor, 2018

schedule 09:16 - 15 Qershor, 2018

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Sipas mediave italiane, Alban Perkoxha u arrestua të enjten e 14 Qershorit. Ai akuzohet se më 23 Shkurt ka dashur të vrasë bashkëatdhetarin e tij, Fodion Alimani.

Ngjarja ndodhi në një bar në Caivano pas një konflikti midis Perkoxhës dhe Alimanit. Policia ka njoftuar se ka qenë pikërisht 27-vjeçari Perkoxha që i ka kërkuar Alimanit të dalin jashtë në rrugë për t’u sqaruar.

Pasi dolën nga ambientet e barit, Perkoxha ka nxjerrë armën pistoletë dhe ka qëlluar tre herë, duke e lënë të plagosur shqiptarin tjetër.

Hetimet për këtë rast, sipas autoriteteve, filluan menjëherë pasi Alimani ishte dërguar në spital më të marrë ndihmën e parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!