Forcat speciale austriake antiterror arrestuan në Vjenë një 20 vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se po planifikonte një sulm terrorist në tregun e Krishtlindjeve në qendër të qytetit.
Arrestimi i të riut me origjinë nga Shqipëria u bë nga forcet speciele “Kobra”, të cilët kishin kohë që monitoronin lëvizjet e të dyshaurit, për të zbuluar se ai ishte pjesë e një grupi terrorist shqiptar, të cilët ishin simpatizantë të ISIS.
I riu kishte planifikuar që në ditën e ndërrimit të viteve, të aktivizonte lëndë plasëse në sheshin “Favoriten” në Vjenë, i cili në këtë periudhë të vitit mirëpret mijëra turistë që vizitojnë tregjet karakteristike të Krishtlindjeve./abcnews.al