Arrestohet shqiptari në Pire, policia: Përdhunoi një të mitur

schedule12:13 - 1 Janar, 2021

schedule 12:13 - 1 Janar, 2021

Prokuroria e Pireut në Greqi ka ngritur një akuzë të rëndë ndaj një 58-vjeçari shqiptar në orët e fundit të vitit 2020.

Siç raportojnë mediat greke, bëhet fjalë për përdhunimin e një fëmijë në mes të dhjetorit.

Prokuroria dyshon se 58-vjeçari shqiptar A.Zeqo ka përdhunuar një të mitur më datë 14 dhjetor në zonën e Pireut, ditë në të cilën u arrestua.

Shqiptari jetonte prej vitesh në Greqi, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë. /abcnews.al