Arrestohet shqiptari me 20 kilogramë kokainë në Itali

schedule10:07 - 3 Maj, 2023

schedule 10:07 - 3 Maj, 2023

ITALI- Në Siena të Italisë janë sekuestruar 20 kilogramë kokainë, ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona, njëri prej tyre shqiptar. Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike ishte fshehur në makinën e shqiptarit, i cili banonte në Val d’Elsa.

Ai mori vëmendjen e patrullave të policisë pasi u kthye në një rrugë dytësore dhe po lëvizte me makinë me shpejtësi tej normave të lejuara. Shqiptari i arrestuar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur mbahej nën vëzhgim prej kohësh nga autoritetet italiane.

Pas manovrës, policia e ndoqi atë deri në oborrin e një shtëpi. Nga kontrolli në makinë u gjet sasia e kokainës dhe po ashtu bashkë me të, u vu në pranga edhe një italian.

Kontrollet nuk përfunduan këtu. Autoritetet gjetën në banesë një laboratorë droge, brenda të cilit kishte lëndë të tjera për përpunimin dhe përgatitjen e drogës. Policia sekuestroi dhe disa celularë, disa prej tyre të koduar, ndërkohë hetimet vijojnë për të arrestuarit, të cilët tashmë do të përballen me akuzën e trafikut të drogës./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!