Arrestohet shqiptari, kapet me 4 kg marijuanë

schedule19:51 - 31 Dhjetor, 2019

schedule 19:51 - 31 Dhjetor, 2019

Një shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në kufirin greko-shqiptar me mbi 4 kg marijuanë.

Mësohet shqiptari u kap në Kestrini, Igumenicë, duke kaluar në këmbë e duke mbajtur një çantë shpinë brenda të cilës u gjetën dhe sekuestruan 3 pako me 4 kg 370 gram marijuanë, ndërkohë gjatë kontrollit trupor, në xhup iu gjetën dhe sekuestruan 1.6 gram hashash.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, por edhe ne zona te tjera, rreth 10.5 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!