Shoferi që shkaktoi aksidentin në Levan në të cilin humbi jetën 27 vjeçarja shtatzënë dhe u plagosën katër të tjerë, midis tyre dy fëmijë, u arrestua. Ai është Edmond Asllani 31 vjeç, i cili drejtonte makinën tip Audi dhe u përplas me benzin ku ndodhej shtatzëna Majldina Troka. Kjo ngjarje ndodhi mëngjesin e së martës në vendin e rrugën Levan-Fier. Asllani drejtonte makinën e tretë që u përfshi në aksident sëbashku me dy makina të tjera. Aktualisht në spital ndodhen dy të rritur dhe dy fëmijë, njëri një vjeç dhe tjetrit 7 vjeç./abcnews.al
Arrestohet shoferi i aksidentit në Levan
schedule16:31 - 22 Gusht, 2018
schedule 16:31 - 22 Gusht, 2018