Arrestohet Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, dyshohet për korrupsion

schedule19:55 - 2 Qershor, 2023

schedule 19:55 - 2 Qershor, 2023

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar pasditen e kësaj të premteje me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Ajo është arrestuar në flagrancë për veprën penale të korrupsionit. Dyshohet se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë ka përfituar para për një tender.

Për të njëjtën akuzë, në pranga ka përfunduar edhe një tjetër punonjëse e këtij dikasteri. Bëhet fjalë për Laura Sheto, me detyrë specialiste te zyra e prokurimeve.

Dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë janë mbajtur nën monitorim nga SPAK dhe hetimet ndaj këtij rasti janë ndjekur nga vetë kreu i këtij institucioni, Altin Dumani.

Prokuroria e Posaçme njofton se për momentin nuk mund të jepen informacione të tjera, pasi operacioni është në zhvillim e sipër dhe priten të tjera arrestime. /abcnews.al