Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e policisë të FNSH, Aranit Karemani me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier. Policia thotë se ka arrestuar 56 vjeçarin Pëllumb Isufaj nga Drenova me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë e Mallakastrës.
Arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e efektivin e FNSH-ës me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier.
Identifikimi i 56-vjeçarit Pëllumb Isufaj u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Inspektori i mjedisit të Bashkisë Mallakaster u prangos të dielën në banesën e tij.
Isufaj akuzohet se qëlloi me gurë në kokë një punonjës policie protestën e së shtunës në Fier e organizuar nga opozita kundër kryeministrit Rama.
Ndërkohë, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim 2 protestuesve të tjerë.
Efektivi i plagosur u viztua të shtunën në spitalin e Fierit edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Pas arrestimit të 56 vjeçarit Isufaj, ka reaguar kreu i Bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj. “Inspektori i arrestuar nga policia nuk ka qenë në protestë” ndërsa përsa i përket veprimit për të cilin akuzohet, kryebashkiaku thotë se inspektori karakterizohet nga vlerat e një njeriu dhe intelektuali të qetë dhe të sjellshëm. /abcnews.al