Një punonjës policie grek është vënë në pranga nga Policia e Shtetit pasi u kap në flagrancë duke udhëtuar me një armë zjarri pa leje.
Ai është M.G. 35 vjeç dhe u ndalua në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, teksa udhëtonte në drejtim të Bularatit.
Policia sekuestroi pistoletën dhe gjashtë fishekë, ndërsa mbi policin grek do të rëndojë vepra penale e “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./abcnews.al