Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, (SHÇBA), në Elbasan ka arrestuar një punonjës policie.
Idajet Sina akuzohet për shërdorim detyre dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.
Kapja e tij u bë pas një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale mes SHÇBA-së dhe Prokurorisë së Elbasanit.
Sipas informacionit të policisë, Sina ishte Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet (SPZ) në Stacionin e Policisë, Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik.
Ai dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon që të kryejnë ndërtime të paligjshme. Ndërkohë për të, Gjykata e Elbasanit ka caktuar e sigurisë “Arrest me burg”.
Gjithashtu pas hetimeve janë marrë të pandehur edhe 4 persona të tjerë, banorë të Seferanit në Belsh. Kjo zonë mbulohej nga Sina, ndërsa mbi ta rëndon akuza e ndërtimit të paligjshëm./abcnews.al